Serbia është urdhëruar të luajë ndeshjen e ardhshme kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Luksemburgut më 14 nëntor, në stadium pa shikues, për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve të vet në humbjen e muajit të shkuar nga Portugalia 4 me 2 në Beograd.
UEFA po ashtu ka gjobitur Serbinë me 33 mijë e 250 euro.
Në vendimin e UEFA-s theksohet se Serbia do të luajë “dy ndeshjet e ardhshme zyrtare si vendase pa shikues, me të dytën që hyn në fuqi nëse përsëritet problemi brenda periudhës njëvjeçare”.
Serbët janë urdhëruar të bartin banerin #EqualGame me logon e UEFA-s në ndeshjen e ardhshme vendase, më 17 nëntor ndaj Ukrainës.
Serbia është e treta në Grupin B me dhjetë pikë, nëntë prapa Ukrainës së kualifikuar dhe një prapa Portugalisë.
-
Lucescu përmend gjobën për thirrjet “Serbia, Serbia” në ndeshjen ndaj Kosovës
-
Pas gjobave milionëshe, federata serbe me vendim të papritur
-
Serbia gjobitet rëndë për shkeljet në ndeshjen me Shqipërinë
-
UEFA gjobit rëndë Zvezdën, pati thirrje anti-Kosovë
-
Serbët thonë se janë kujdesur mos të ketë hedhje të gjësendeve në fushë