Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA dënon Greqinë për ndeshjen me Kosovën

Shtëpia e futbollit, UEFA, ka marrë vendim që ta dënojë Përfaqësuesen e Greqisë për dështimin e organizimit të ndeshjes në disa pika ndaj Kosovës.

Greqia që ishte nikoqir i ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve është dënuar me 31 mijë e 750 euro në total, si dhe me mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme.

Federata e Futbollit të Greqisë është dënuar me 7.750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, për hedhje të gjësendeve.

Me 6000 mijë euro është dënuar për fishekzjarrë, derisa me 8000 mijë euro për përdorimin e laserëve gjatë ndeshjes.

Me 10 mijë euro, Federata e Futbollit të Greqisë është dënuar për hyrje në fushën e lojës.

Artikuj të ngjashëm