Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Udinese i merr pikë Milanit

Milani ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Serie A. Të premten mbrëma, Milani luajti vetëm 1:1 me Udinesen.

Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së 27-të të kampionatit italian.

Milani kaloi herët në epërsi dhe dukej që po shkonte drejt fitores së pritur. Portugezi Rafael Leao shënoi për 1:0 në minutën e 29-të.

Por në pjesën e dytë Udinese ia doli të barazoi shifrat. Në minutën e 66-të realizoi rezervisti Iyenoma Udogie.

Milani tani i ka 57 pikë në pozitën e parë. Interi është i dyti me 54 pikë, por ka dy ndeshje më pak të luajtura. 54 pikë i ka edhe Napoli në vendin e tretë. Udinese është e 14-ta me 26 pikë nga 25 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm