Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leao e shpëton Milanin nga humbja

Rafael Leao

Rafael Leao ka shënuar në minutën e 92-të, pas 29 gjuajtjeve sa i pati Milani para golit të barazimit ndaj Genoas. 

Dhe me golin e Leoas, ndeshja Milan – Genoa, u mbyll baras 1:1. 

Sfida u bë edhe më dramatike pas tre minutash, kur Genoa fitoi penallti pas rishikimit të situatës në VAR. 

Megjithatë, rumuni Nicolae Stanciu, gjuajti mbi portën e portierit Mike Maignan dhe të dyja ekipet fituan nga një pikë. 

Genoa kaloi në epërsi me shënimin e Lorenzo Colombos në minutën e 28-të. Më pas “kuqezinjtë” patën iniciativën. 

Christian Pulisic i Milanit mendoi se i barazoi shifrat kur shënoi në minutën e 58-të. Por, goli i tij u anulua pas rishikimit të situatës në VAR, pasi u pa prekje me dorë në momentin e kontaktit me topin. 
Në minutat shtesë në skenë u shfaq Leao që ia siguroi pikën e rëndësishme Milanit në garën për titull. 
Pas 18 ndeshjeve, Interi prin me 42 pikë, tri më shumë se Milani, dhe katër më shumë se Napoli, kampioni në fuqi.

Artikuj të ngjashëm