Mbrojtësi i krahut të djathtë, Festy Ebosele do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Udineses për sezonin e ardhshëm.
Ekipi nga Serie A, të martën ka zyrtarizuar transferimin e 19-vjeçarit, i cili është pajtuar me kontratë pesëvjeçare, shkruan “FootballItalia”.
Ebosele tek Udinese do të transferohet si futbollist i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Derby Countyn, ekip që bën gara në Championship.
Këtë sezon, Ebosele në 32 ndeshje për Derbyn, ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime kurse në ekipin e parë është promovuar vitin e shkuar. Ai ka dy paraqitje me Përfaqësuesen U21 të Irlandës.
Artikuj të ngjashëm