Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

U17-shat në futboll në grup me tri shtete që s’e njohin Kosovën

Kombëtarja e Kosovës U17 në rrethin elitë të Kampionatit Evropian 2018/2019 do të përballet me Spanjën, Ukrainën dhe Greqinë, tri shtete që s'e kanë njohur Kosovën si shtet.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës i ka përballur këto ekipe në grupin e pestë.

Spanja do të jetë organizatore e ndeshjeve që zhvillohen prej 20 deri më 26 mars të vitit të ardhshëm.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka vlerësuar si grup të vështirë.