Mesfushori ukrainas Ruslan Malinovskyi i ka bërë thirrje yllit Anatoliy Tymoshchuk që të reagojë në lidhje me luftën që po e bën Rusia në Ukrainë.
Tymoshchuk, i cili bëri 144 paraqitje për Ukrainën, është ndihmëstrajner te skuadra e Zenitit në Rusi dhe nuk ka reaguar e as larguar nga klubi, pavarësisht situatës së krijuar.
“Nuk e di për Tymoshchukun, duhet ta pyesni. Vështirë të komentohet, por është e çuditshme pse ai nuk e ka bërë ende asnjë reagim në lidhje me këtë. Unë mendoj se nuk është e drejtë”, deklaroi Malinovskyi.
Ish-futbollisti ukrainas mungoi në ndeshjen e fundit që Zeniti e humbi ndaj Rubin Kazanit në ligë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tymoshchukut që po hesht për luftën, pritet t’i hiqen të gjithë titujt
-
Zelensky thotë se aleatët e Ukrainës duhet ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe
-
Zelensky urdhëron zyrtarët e tij të kërkojnë sqarime nga SHBA-ja për pezullimin e ndihmës
-
Zelensky: Nevojiten më shumë ushtarë dhe pajisje për ta ndalur ofensivën ruse
-
Zinchenko i gatshëm të heqë dorë nga futbolli për t’iu bashkuar luftës