Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tushi e Demhasaj realizojnë gola në Kupën e Zvicrës

Tician Tushi i ka realizuar dy gola për Baselin në fitoren e thellë 7:0 që e shënoi sot ndaj Schonenwerd-Niedergosgenit, në 1/32 e finales të Kupës së Zvicrës.

Tushi realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 21-të dhe të shtatin në minutën e 62-të.

Gol në Kupë të Zvicrës ka realizuar edhe Shkëlqem Demhasaj.

Demhasaj realizoi golin e parë për Grasshopersin në fitoren 5:0 që e shënoi në udhëtim ndaj Widnaut.