Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tusha vlerëson triumfin ndaj Izraelit

Veton Tusha, i cili shënoi një gol në fitoren e Kosovës U21 ndaj Izraelit, e ka vlerësuar lart fitoren e arritur në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

Tusha shënoi golin e tretë për Kosovën, e cila triumfoi 3:1 në ndeshjen e luajtur në Podujevë.

Dy golat tjerë për Kosovën U21, i shënoi Bleron Krasniqi në fillim të pjesës së parë.

“Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë për fitoren pasi gjithë ekipi është angazhuar maksimalisht për tri pikët. Nuk ishte lehtë, duke pasur parasysh edhe fushën e rënduar, por ia dolëm të marrim një fitore të rëndësishme. Shpresoj që edhe në ndeshjet tjera të jemi kaq të motivuar dhe të bëjmë paraqitje të mira”, ka thënë Tusha.