Sulmuesi i Galatasarayt, Baris Yilmaz, e ka shënuar golin e vetëm në fitoren e Turqisë në udhëtim te Kroacia të enjten mbrëma.
Ndeshja i ka takuar Grupit D dhe ishte e rëndësishme për kualifikim në “Euro 2024”.
Yilmaz shënoi pas gjysmë ore lojë golin e vetëm të ndeshjes që u luajt në stadiumin e Osijekut.
Turqia prinë në grup me 13 pikë në gjashtë ndeshje, kurse Kroacia në pozitën e dytë ka 10 pikë në pesë ndeshje.
Armenia dhe Uellsi kanë nga shtatë pikë, ndërsa Letonia e fundit është me tri pikë.