Pak orë pasi njoftoi për shkëputjen e kontratës me Neven Plantakun, KB Trepça njoftoi për angazhimin e trajnerit të ri. Bëhet fjalë për trajnerin nga Turqia, Serhat Sehit që do ta zëvendësojë Plantakun në postin e trajnerit deri në fund të këtij edicioni.
Lajmi është konfirmuar të enjten nga skuadra e Trepçës në faqen e “Facebookut”.
“Në krye te shtabit teknik klubi ka angazhuar trajnerin turk Serhat Sehit, i cili do ta udhëheqë ekipin deri në përfundim të sezonit. Serhat Sehit në supet e veta ka përvojë si ndihmëstrajner i Përfaqësueses A të Turqisë, si dhe ka udhëhequr disa ekipe në ligën e parë turke”, thuhet në njoftim.
Sehit do të jetë trajneri i dytë turk në Superligën e Kosovës në basketboll pasi ditë më parë edhe skuadra e Golden Eagle Yllit e angazhoi Fatih Emre Gezerin.
-
Trepça angazhon trajnerin e dytë brenda javës
-
Trajnerët nga Turqia po rikthehen fuqishëm në basketbollin kosovar
-
Selmani i gatshëm për ndeshjet më të rëndësishme të Trepçës, synon fitore ndaj Pejës
-
Dramë te Trepça, titulli kërkohet me trajnerin e katërt të edicionit
-
Lindrit Misini insiston se Trepça do të jetë kampione edhe pa Gençoglun