Lyoni që është në seri prej 10 ndeshjeve pa disfatë, do të udhëtojë te Paris Saint-Germaini të dielën, në ndeshjen e dy skuadrave që e kryesojnë tabelën.
Duke folur të shtunën para ndeshjes, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka bërë të ditur se rreziku kryesor do të jetë nga njeriu në formë, Memphis Depay.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLyoni vitin e kaluar arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por në këtë edicion nuk u kualifikua as në Ligën e Evropës.
Pa angazhim në Evropë, gjithë vëmendjen do ta ketë në elitën e futbollit francez.
PSG-ja është e para në ligën franceze me 28 pikë pas 13 ndeshjeve, dy më shumë se Lille dhe Lyoni në vendin e dytë që kanë nga 26.