Gjigantët e Ligue 1, Lyoni e PSG-ja do të përballen këtë fundjavë. Derbi i 100-të i dy ekipeve do të zhvillohet të dielën nga ora 20:45, pa praninë e shikuesve.
Dy klubet kanë fituar 15 nga 22 titujt e Ligue 1 në këtë shekull. Lyoni ka shtatë tituj, ndërsa një më shumë ka PSG-ja. Lyonit megjithatë i mungon titulli që prej vitit 2008.
Humbja nga PSG-ja mund t’i kushtojë me shkarkim trajnerit të Lyonit, Peter Bosz. Lyoni ka pësuar dy humbje rresht, ndërsa PSG-ja është në një seri prej pesë fitoreve, përfshirë edhe dy në Ligën e Kampionëve.
Kylian Mbappe mund të bëhet lojtari i parë që nga Michel Platini në fillim të viteve 80-a që shënon nëntë gola kundër Lyonit në Ligue 1. PSG është lider me 19 pikë, gjashtë më shumë se Lyoni që mban vendin e pestë. Përcjellësi i parë i PSG-së, Marseille, do ta presë të dielën nga ora 15:0, Rennesin.