Thomas Tuchel ka refuzuar ofertën e Bayer Leverkusenit për ta marrë drejtimin e ekipit gjatë këtij muaji, ka bërë të ditur “Kicker” të martën.
Mësohet se Tuchel është kontaktuar nga drejtuesit e Leverkusenit pas humbjes nga Bayerni (4:0) ditë më parë për ta zëvendësuar trajnerin aktual Gerardo Seoane, pasi ekipi zë vendin e parafundit në tabelë pas tetë ndeshjeve të luajtura.
Megjithatë, Tuchel ka refuzuar ofertën e klubit gjerman pasi ka preferuar të ketë një pushim deri në janar të vitit të ardhshëm.
Tuchel, aktualisht, është i papunë, pasi javë më parë u shkarkua nga Chelsea.