Trajneri i ri i Paris Saint- Germainit, Thomas Tuchel, nuk e dëshiron largimin e Adrien Rabiotit nga Parisi pas interesimit nga Barcelona.
Tuchel beson shumë në talentin e tij dhe e dëshiron mesfushorin në skuadrën e tij, transmeton KP.
“Talenti i tij tanimë dihet”, tha Tuchel në Singapor, para ndeshjes miqësore me Atletico Madridin që do të zhvillohet të hënën. “Mendoj se ka ende punë për të bërë dhe jam i bindur se ai do të arrijë nivelet më të larta në klubin në të cilin është krijuar si lojtar”.
“Por ne e dimë situatën e kontratës së tij dhe në kësisoj situatash është vetëm lojtari ai që merr vendimin përfundimtar”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm