Ukraina ka fituar në udhëtim tek Irlanda me rezultatin 1:0 të mërkurën mbrëma.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Golin e fitores e shënoi Viktor Tsygankov në minutën e 47-të, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Aviva”.
Irlanda nuk di për fitore në Ligën e Kombeve në 12-të ndeshje.
Ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Skocisë e Armenisë përfundoi me fitoren e vendësve, 2:0.
Golat për Skocinë i shënuan Anthony Ralston në minutën e 28-të, dhe Scott McKenna, pesë minuta para fundit të pjesës së parë.
Skocia, Ukraina dhe Armenia kanë nga tri pikë në këtë grup. Në vendin e fundit është Irlanda pa pikë.