Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër fitore e Ukrainës në Ligën e Kombeve

Ukraina ka fituar një tjetër ndeshje në Grupin 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Ukrainasit të shtunën fituan përballë Armenisë me rezultatin 3:0, në ndeshjen që u zhvillua në Poloni.

Është ndeshja e nëntë rresht në të gjitha garat për Ukrainën që nuk di për humbje nga armenët.

Ruslan Malinovskyi shënoi për epërsinë e parë të vendësve në minutën e 61-të.

Për 2:0 u përkujdes Oleksandr Karavaev në minutën e 77-të, kurse rezultatin final e vulosi Vitali Mykolenko, gjashtë minuta para fundit.

Ukraina ka gjashtë pikë në dy ndeshje.