Tri medalje i kanë fituar boksierët kosovarë në turneun ndërkombëtar për të rinj "Trofeu i Podgoricës" që prej 30 marsit deri më 1 prill u mbajt në kryeqendrën e Malit të Zi.
Ishte një turne për boksierët 17 e 18-vjeçar, ndërsa pjesëmarrjen e Kosovës e bën të veçantë një fakt: tri medaljet u siguruan pa u shënuar asnjë fitore prej tyre, shkruan Koha Ditore.
Në të vërtetë, në boks dhe në disa sporte të tjera mjafton pjesëmarrja në disa turne për të siguruar medalje. Ky ishte rast në edicionin e 15-të të "Trofeut të Podgoricës".
Boksierët e Kosovës patën pak fat në short dhe shmangën luftërat çerekfinale, që u zhvilluan më 30 mars, gjithsej 12 të tilla... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)