Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri klube angleze kërkojnë Richarlisonin

Sulmuesi i Watfordit, Richarlison është duke u kërkuar nga tri klube të Premier Ligës.

Verën e kaluar, 20-vjeçari kaloi te Watfordi për 11 milionë funte dhe sipas Sky Sports, forma e tij ka joshur interesimin e Manchester Unitedit, Chelseat dhe Evertonit.

Këto klube janë duke e monitoruar situatën e brazilianit, i cili mund të shitet për 40 milionë funte.

Artikuj të ngjashëm