Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça mposht Yllin në Suharekë

Trepça e ka mposhtur kampionin në fuqi Golden Eagel Yllin.

Ndeshja e luajtur në Suharekë është mbyllur me rezultatin 67:63. Mitrovicasit e nisën më mirë çerekun e parë ku falë efikasitetit dhe mbrojtjes së fortë e mbyllën këtë 10 minutësh me epërsi prej tetë pikëve 18:10. Në çerekun e dytë vendësit arritën që të ngushtonin rezultatin duke shkuar në pushim me rezultatin 27:23 në të mirë të Trepçës.

Edhe çereku i tretë u fitua nga “xehetarët” të cilët në periudhën e fundit hyn me rezultatin 46:37.

Periudha e fundit ishte dramatike me vendasit që arritën të ngushtonin rezultatin në vetëm katër pikë 58:62 pas trepikëshve të shënuar nga Erjon Kastrati.

Por mitrovicasit me pikët e Amin Hot dhe Rodney Purvis shtuan epërsinë në 67:63.

Edhe Fitorja e 17-të rresht për Trepçën Basketboll 4 muaj më parë Fitorja e 17-të rresht për Trepçën

Në dy aksionet e fundit Trepça apliko mbrojtje të fort për të fituar takimin.

Te Trepça lojtari më i dalluar ishte Rodney Purvis me 19 pikë të shënuara i ndihmuar edhe nga Amin Hot që shtoi nëntë pikë, 10 kërcime dhe gjashtë asistime.