Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça mposht kampionin, kalon në finale të Superkupës

Trepça ka dëshmuar edhe të premten se po përgatitet për t’u kthyer në krye të basketbollit kosovar.

Skuadra mitrovicase e ka mposhtur kampionin, Golden Eagle Yllin, për të bërë vend në finale të Superkupës së Kosovës.

Në finale, të dielën mbrëma, Trepça do të përballet me skuadrën Prizreni 16.

Në gjysmëfinale të turneut të Superkupës, “xehetarët” kanë dominuar që nga fillimi. Dhe në fund kanë fituar me rezultatin bindës, 81:69.

Trepça ka kompletuar herët ekipin për edicionin e ri, ka angazhuar trajner cilësor, dhe ka nisur me kohë përgatitjet. Dhe suksesi nuk po mungon.

Edhe Trepça me fitore bindëse ndaj Yllit Basketboll Trepça me fitore bindëse ndaj Yllit

Samir Zekiqi ka udhëhequr Trepçën, duke realizuar 20 pikë e gjashtë kërcime. Taurus Cockfield i kishte 12 pikë e 10 asistime. 11 pikë e 10 kërcime i shtoi qendra, Andrew Gordon.

Te Ylli u shqua Brandon Randolph me 14 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime. Erjon Kastrati ndeshjen e mbylli me 15 pikë.