Skuadrat kosovare të hendbollit vazhdojnë me angazhimin e lojtarëve të huaj.
Të enjten mbrëma, Trepça ka njoftuar se ka firmosur me lojtarin nga Tunizia, Yassine Ben Jouida. Ai tashmë është në Mitrovicë, ndërsa “xehetarët” kanë paralajmëruar edhe përforcime të tjera.
Ben Jouida luan në pozitën e bekut dhe shquhet me goditje nga distanca.
Ndërkohë KH Prishtina ka njoftuar se ka angazhuar portierin nga Brazili, Cristiano Seben Rossa. Ai tashmë është në Kosovë.
Sipas Prishtinës, bëhet fjalë për portierin më të mirë të kampionatit të Brazilit për edicionin e kaluar.