Klubi që veten e quan “Trepça” (TREPČA), po përgatitet në Zlatibor të Serbisë për edicionin e ardhshëm të garave.
Ky klub, që në përbërje ka lojtarë të komunitetit serb, bën gara në një ligë të Serbisë, ndonëse ndeshjet si vendas i luan në Kosovë, në afërsi të Mitrovicës.
Të enjten “Trepça” luajti një ndeshje miqësore me Partizanin e Beogradit. Ndeshja u luajt në Zlatibor, kurse u fitua nga skuadra e madhe beogradase me rezultatin 2:0.
Në fakt Trepça e vërtetë ka selinë në stadiumin “Adem Jashari” dhe garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Në Mitrovicë është edhe Trepça ’89 që garon në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi që pa të drejtë mbanë emrin e madh “Trepça”, thirret në traditën e këtij klubi e po ashtu luan me fanella tradicionale të “xehetarëve”, gjelbër e zi. Trepça llogaritet prej klubeve me historinë më të pasur në Kosovë.
Aktiviteti i Trepçës ilegale konfirmon telashet që ka FFK-ja dhe federatat tjera sportive të vendit për të shtrirë ‘autoritetin” në gjithë territorin. Edhe shteti e ka këtë problem.
-
Trepça do të garojë në FIBA Europe Cup
-
Pas dominimit në Kosovë, Trepça synon grupet e Championsit
-
Trepça fiton në Prizren, i afrohet titullit të kampionit
-
Mobilizimi i Bashkimit, sinjal për dy përballje tjera të zjarrta
-
Tre tifozë të "Torcidës" arrestohen nën dyshimin për sulmin pas ndeshjes Trepça – Vushtrria