Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça fiton derbin ndaj Prishtinës në hendboll

Trepça e fitoi derbin e javës së 24-të, në elitën e hendbollit kosovar, pasi e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat të ngushtë 26:25.

Përballja e zhvilluar të premten pasdite, ka qenë shumë interesante që nga fillimi e deri në fund, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, por nuk arrinte të krijojë shkëputje të madhe në rezultat.

Se takimi ishte interesant, e dëshmon edhe rezultati i pjesës së parë, ku Prishtina e mbylli me një gol dallim, 15:14.

Prishtinasit e nisën mirë edhe pjesën e dytë, duke arritur që të mbajnë epërsinë në 10 minutat e parë, por më pas Trepça arriti që së pari ta barazojë rezultatin dhe në fund, të shënojë fitore me një gol avantazh, 26:25.

Më i dalluari te Trepça ishte, Deniz Terziqi me 6 gola shënuara, kurse te Prishtina më efikasi ishte Beni Syla që realizoi 8 herë.

Artikuj të ngjashëm