Trepça ’89 është shumë afër që ta sigurojë titullin e parë në histori të klubit, pasi sot shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Gjilanit.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat bindës prej 5-2 ndaj Gjilanit, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHasani shënoi dy gola të shpejtë në minutat 2 dhe 11 për mitrovicasit. Rezultatin e ngushtoi Eminhaziri nga pika e bardhë në minutën e 34, por vendasit shënuan edhe njëherë në pjesën e parë përmes Lladrovcit.
Në pjesën e dytë vendasit shënuan për 4-1 përmes sulmuesit John në minutën e 51, kurse pas tetë minutave Trepça ’89 mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi me të kuq u ndëshkua Izmaku.
Por, kjo nuk i pengoi vendasit që të shënojnë edhe golin e pestë, dhe këtë e bënë përmes Islamit në minutën e 72.
Pas tre minutave edhe Gjilani mbeti me një lojtar më pak pasi Eminhaziri u ndëshkua me të kuq.
Golin e fundit e shënoi Shabani në këtë përballje kur po zhvillohej minuta e 77.
Trepça ’89 tani ka 71 pikë, 11 më shumë se ndjekësi i parë Prishtina. Kurse Gjilani ka 41 pikë në vendin e gjashtë.