Trepça ’89 dhe Gjilani, kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku fitues nga ky takim dolën vendasit me rezultat 3:0.
Kampioni në fuqi u tregua skuadër e fortë për Gjilanin që synon kreun në edicionin e ri, transmeton KTV.
Golat për mitrovicasit u shënuan dy nga sulmuesi nigerian , Odi Henry Chibueze dhe një të Shpëtim Idrizit.
Në këtë ndeshje të dy trajnerët bënë zëvendësime të shumta duke iu dhënë hapësirë të gjithë lojtarëve të luajnë në këtë takim.