Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça ’89 merr sulmuesin nga Gambia, Fatty

Madi Karamo Fatty është prezantuar me fanellën e Trepçës ’89 të mërkurën.

Futbollisti nga Gambia iu bashkua ekipit mitrovicas nga Phoenix nga Peja. 23-vjeçari luan në pozitën e sulmuesit të krahut.

“Fatty sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës FC Phoenix nga Peja ku pati paraqitje mjaftë mira dhe tërhoqi syrin e drejtuesve dhe stafit teknik të skuadrës”, shkruan në njoftimin e klubit nga Mitrovica. Madi më herët në Gambi ka luajtur te West United.