Portieri i Trepçës ’89, Marly Prince, është grumbulluar me Përfaqësuesen e Kongos, ka njoftuar të enjten ekipi nga Mitrovica.
Në njoftimin e 89-shit thuhet se portieri tashmë i është bashkuar ekipit në përgatitje në Marok, ku do t’i zhvillojnë ndeshjet gjatë këtij muaji.
Prince 23-vjeçar është pjesë e skuadrës nga Mitrovica prej sezonit 2020/21 kur iu bashkua nga Vushtrria.
“Marly Prince, gardiani i portës sonë është grumbulluar me ekipin kombëtarë të Kongos. Prince tani është bashkuar me ekipin ne Moroko ku dhe do të zhvillojnë ndeshjet e tyre. Ne i urojmë sukses në paraqitjet e tij”, ka shkruar 89-shi.
Artikuj të ngjashëm