Lideri i Superligës së Kosovës në futboll Trepça ’89 ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Drenicës.
Mitrovicasit fituan me rezultat prej 4-0, duke treguar kështu ambiciet e klubit për këtë sezon, transmeton Koha.net.
Trepçën në epërsi e kaloi Përparim Islamit, i cili shënoi në minutën e 43. Ndërsa Florent Hasani e çoi rezultatin në 2 me 0, duke shënuar në minutën e 68.
Fiton Hajdari u përkujdes që rezultati përfundimtar i takimit të jetë 4 me 0, duke realizuar dy gola për dy minuta, në minutat 89 dhe 90.
Trepça ’89 me këtë fitore arrin në kuotën e 42 pikëve, pas 18 javëve.