Kryesia e klubit Trepça ’89 është e pakënaqur me ndarje të drejtësisë nga gjyqtari Genc Nuza. Në reagimin e skuadrës nga Mitrovica të publikuar të dielën në faqen zyrtare në Facebook, është paraqitur një video me dy raste nga ndeshja me Besën, që sipas tyre kanë qenë penallti.
“Nuk i dimë arsyet e këtyre pazarllëqeve që po bëhen në dëm të KF Trepçës ‘89. Kujt po i pengon që KF Trepça ‘89 të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll. I drejtohemi organeve kompetente që të merren më seriozisht dhe të kenë një qasje më serioze në këtë drejtim. Jo rastësisht në shtatë ndeshje ku referohen nga Nuza i kemi katër humbje dy barazime dhe një fitore. Gabimet nga ndeshja e djeshme ndikuan direkt në rezultat e ku me këtë barazim rrezikohemi në vazhdimësi të kampionatit”, thuhet në reagimin e 89-shit.
-
Drenica reagon ndaj gjyqtarit Genc Nuza
-
Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për Genc Nuzën
-
Tjetër akuzë e rëndë në futbollin kosovar, Mitrovica pretendon se u dëmtua për tri penallti
-
Llapi ankohet në referim: Nëse s’merren masa ndaj Nuzës, nuk i ofrojmë siguri në Podujevë
-
Trepça ’89 lëshon komunikatë me shumë akuza