Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tre shqiptarë startues në ndeshjen vendimtare të Maqedonisë së Veriut

Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Visar Musliu janë startues te Maqedonia e Veriut që e zhvillon ndeshjen vendimtare për të siguruar plejofin e Botërorit “Katari 2022”. Maqedonia e Veriut luan ndaj Islandës.

Ndeshja që nis prej orës 18:00 luhet në Shkup dhe i takon Grupit J.

Gjermania është e para me 24 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut e dyta me 15 pikë, një më shumë se Rumania që luan ndaj Lihtenshtajnit.