Adama Traore është shprehur i lumtur që është rikthyer te Barcelona pas shtatë vjetësh.
Sulmuesi i krahut shpreson që do ta ndihmojë ekipin për të arritur objektivat këtë sezon.
“Jam shumë i lumtur që kthehem këtu. Ka kaluar një kohë e gjatë që kur isha këtu.
Jam shumë i lumtur dhe është një moment shumë i veçantë. Do të doja që me paraqitjet e mija të shpërblej besimin e ofruar”, deklaroi Traore.
Sulmuesi spanjoll u huazua nga Wolverhamptoni me të drejtë blerjeje për 30 milionë funte.