Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Transferimi më i shtrenjtë nuk është në listën e Ajaxit për Evropë

Trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag, e pranoi se një gabim nga zyrtarët e administratës së klubit nga Amsterdami, ka bërë që transferimi më i shtrenjtë i klubit, Sebastien Haller, të lihet jashtë listës së skuadrës që do të luajë në Ligën e Evropës.

Ten Hag ka thënë se emri i Hallerit ka qenë në listën e lojtarëve, por nuk është konfirmuar kur lista iu dërgua UEFA-s.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka qenë një gabim që nuk është dashur të ndodhë. Është jashtëzakonisht dëshpëruese”, ka thënë Ten Hag.

Haller iu bashkua Ajaxit nga West Hami i Premier Leagues në muajin e kaluar, gjatë afatit kalimtar të dimrit. Qendërsulmuesi 26-vjeçar u ble nga Ajaxi për 22.50 milionë euro.

Ten Hag më herët ka qenë trajner i Hallerit te FC Utrechti. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kaloi te Eintracht Frankfurti në Gjermani, para se t’i bashkohej West Hamit në korrik të vitit 2019.