Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastien Haller do të vazhdojë karrierën në Eredivise të Holandës, te skuadra e Ajaxit. Mediumet e huaja kanë raportuar të enjten se Hallar ka arritur marrëveshje personale me Ajaxin dhe po pret dritën e gjelbër nga West Hami.
Skuadra holandeze është e gatshme që për kartonin e Hallerit të paguajë rreth 30 milionë euro dhe po shpreson që sa më shpejtë të arrijë marrëveshjen edhe me ekipin anglez.
Haller 26-vjeçar, këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 19 paraqitje për West Hamin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Haller te ekipi angvlez është transferuar në vitin 2019 nga Eintracht Frankfurti kurse karrierë ka bërë edhe te Utrechti e Auxerre.