Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Transferimet që Barcelona i do nëse ia lejojnë financat

Barcelona e ka një plan të qartë për këtë verë dhe do të marrë veprime konkrete për ta bërë çdo gjë realitet.

Hapi i parë është ta finalizojë një nga dy marrëveshjet e aprovuara nga anëtarët e Bordit gjatë asamblesë të mbajtur të enjten, që është diçka e rëndësishme për t’i shmangur humbjet në fund të vitit, dhe për ta përmirësuar ferplejin financiar.

Për më shumë, klubi është duke tentuar që t’i ulë shpenzimet e pagave. Me këto kushte, klubi do të ishte në gjendje të qasej në afatin kalimtar veror me vetëbesim, ndërsa ka pesë emra në tavolinë. Robert Lewandowski, Raphinha, Juels Kounde, Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta janë synimet kryesore. Megjithatë, skuadra nga Katalonja duhet të paguajë dëmshpërblim për secilin. Këto përforcime, nëse arrijnë, do t’u bashkoheshin tashmë të transferuarve, Franck Kessiet e Andreas Christensenit.

Robert Lewandowski

Ai është kryesori në listën e transferimeve verore. Bayern Muencheni është i vetëdijshëm që do të duhet ta negociojë largimin e tij herët apo vonë, sepse klubi ka dalë haptazi se dëshiron ta blejë atë, dhe se vetë lojtari e dëshiron kalimin te kjo skuadër. Polaku është në pushime derisa po i pret të rejat. Ai disa herë e ka ripërsëritur se e ka përfunduar epokën te klubi gjerman. Xavit i duhet një golashënues, dhe polaku është një i tillë. 33-vjeçari e mbylli sezonin e fundit me 50 gola të shënuar në të gjitha garat, më së shumti në karrierën e tij brenda një edicioni.

Edhe Barcelona, optimiste me potencialin e ekipit për sezonin e ri Sport Barcelona, optimiste me potencialin e ekipit për sezonin e ri

Raphinha

Lojtari e di tash e disa muaj se nëse Ousmane Dembele nuk vazhdon kontratën me Barcelonën, ai do të jetë zgjidhje e parë. Braziliani ende shpreson të luajë në “Camp Nou” dhe është duke e pritur vendimin e klubit. Leeds Unitedi në anën tjetër, dëshiron të përfitojë para nga ylli i skuadrës. Raphinha pati klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurove nëse klubi largohet nga Premier League. Kjo situatë nuk ndodhi.

Jules Kounde

Mbrojtësi i qendrës është në radarin e Barcelonës për ta përforcuar mbrojtjen dhe negociatat me Sevillan duken të mos jenë të lehta. Andaluzianët nuk janë në nguti për ta shitur lojtarin më të vlefshëm, dhe Pablo Monchi është duke kërkuar të paktën 65 milionë euro. Për më shumë, kontrata e mbrojtësit skadon pas dy vjetësh, kështu që nuk ka nguti për ta larguar atë nga “Estadio Sanchez Pizjuan”. Ai e pati një operim më 14 qershor.

Marcos Alonso

Barcelona do të duhet të negociojë me Chelsean në këtë skenar. Mbrojtësi i krahut të majtë shpreson në rikthimin e tij në La Liga, por e ardhmja varet nga klubi anglez. Fakti që ai ka kontratë deri në vitin 2023, përveç dëshirës së lojtarit, është avantazh për Barcelonën. Si rezultat, kjo mund të ishte vera e fundit prej të cilit “blutë e Londrës” mund të përfitojnë para nga Marcos Alonso. Chelsea e synon transferimin e Marc Cucurellas, një shenjë që klubi tashmë po planifikon të ardhmen pa Alonson.

Edhe Lewandowski, objektivi kryesor i Barcelonës Sport Lewandowski, objektivi kryesor i Barcelonës

Cesar Azpilicueta

Lojtari ka shkuar në pushime dhe nuk ka të reja nga Barcelona. Rasti i tij është më i veçantë sesa ai i bashkëlojtarit, Marcos Alonso. Azpilicueta kishte premtim nga pronarët e mëparshëm të Chelseat se mund të largohet si futbollist i lirë, por klauzola në kontratën e tij u plotësua dhe u rinovua automatikisht. E pronarët e rinj nuk janë të gatshëm ta lirojnë atë me kosto zero, dhe tani mbetet të shihet se deri ku mund të shkojë Barcelona me shpenzime për këtë futbollist.