Portugezi Vitor Pereira më nuk është trajner i skuadrës elitare të Turqisë, Fenerbahçe. Klubi nga Stambolli, të hënën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Pereiran për shkëputjen e kontratës.
Pereira e mori drejtimin e klubit para fillimit të këtij edicioni, por rezultatet e dobëta kanë bërë që ai të largohet në gjysmë të sezonit.
“Klubi bën të ditur se ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me trajnerin Vitor Pereira, me të cilin i kemi ndarë rrugët. Ne e falenderojmë atë për punën që e ka bërë deri më tani dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ekipit turk.
Pas 17 xhirove të zhvilluara, Fenerbahçe zë vendin e pestë në tabelë me 28 pikë të mbledhura, 14 më pak se Trabzonspori që prinë.