Hajime Moriyasu është rikonfirmuar trajner i Përfaqësueses së Japonisë të mërkurën pasi në Kupën e Botës “Katari 2022” arriti deri në 1/8 e finales, ka njoftuar Federata e Futbollit të Japonisë.
Pasi rikonfirmimit, Moriyasu do të jetë në krye të Japonisë edhe për Kampionatin Botëror të vitit 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada.
Nën drejtimin e Moriyasut, Japonia tregoi paraqitje të mira në turneun e Katarit.
Japonia e mposhti Gjermaninë e Spanjën në fazën e grupeve, përpara se të eliminohet nga Kroacia në 1/8 e finales me penallti.
Artikuj të ngjashëm
-
Moriyasu pritet të mbetet përzgjedhës i Japonisë
-
Përzgjedhësi i Japonisë flet për humbjen ndaj Brazilit
-
Katari organizon Kupën e Azisë me synim për ta rritur ndikimin në futboll
-
Ekipet e Azisë po mendojnë për trajnerë të rinj, me përjashtim të Arabisë Saudite
-
Mirënjohja e selektorit të Japonisë për tifozët