Skuadra angleze Wolverhampton Wanderers po luan në Greqi ndaj Olympiacosit në kuadër të një të tetës së finales të Ligës së Evropës.
Por trajneri i kësaj skuadre, Nuno Espirito Santo nuk është i pajtimit që kjo ndeshje po zhvillohet. Duke folur para ndeshjes për BT Sport, Espirito Santo ka thënë se është absurde të luhet në këtë moment.
“Ju luani një ndeshje futbolli dhe më pas kuptoni çka po ndodhë në botë. Njerëz të vdekur dhe të tjerë në gjendje të rëndë. Ne luajmë ndeshje futbolli. Është absurde”, ka thënë Espirito Santo.