Humbja e Tottenhamit nga Manchester Unitedi të shtunën me rezultatin 3:0, mund t’i kushtojë me shkarkim trajnerit Nuno Espirito Santo.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit do të kenë një takim për të vendosur të ardhmen e trajnerit portugez.
Tottenhami pas dhjetë ndeshjeve në Premier League është në pozitën e tetë me 15 pikë të tubuara.