Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami shkarkon trajnerin

Tottenhami ka marrë vendim ta shkarkojë trajnerin Nuno Espirito Santo pas humbjes 3:0 nga Manchester Unitedi.

Trajneri portugez, që mori drejtimin e Spurs në fillim të këtij sezoni, e nisi mbarë aventurën me tri fitore radhazi.

Megjithatë, tani pas 10 ndeshjeve të para në Premier League, ka tubuar vetëm 15 pikë, ndërsa është eliminuar nga Carabao Cup.

Drejtuesit e Tottenham janë duke punuar që ta bindin Antonio Conten ta marrë drejtimin e klubit.