Trajneri i ri i Udineses, Julio Velazzi, ka thënë se i pëlqen mënyra se si luan mesfushori Valon Behrami.
Velazzi ka thënë se mundësia që Behrami të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen kundër Parmës, është e hapur.
Kampionati në Serie A do të nisë në fundjavë.
Behrami iu bashkua Udineses me vonesë në përgatitje, për shkak të angazhimit të tij te Zvicra në Kampionatin Botëror, që u zhvillua në Rusi.
“Behrami është një lojtar me përvojë që më pëlqen shumë. Për shkak të Kupës së Botës, ai na u bashkua me vonesë dhe tani është duke punuar maksimalisht për ta arritur nivelin e përgatitjes së pjesës tjetër të lojtarëve. Mundësia për të qenë kundër Parmës është e hapur”, ka thënë Velazzi të martën, njofton “nau.ch”.
Behrami edicionin e kaluar te Udinese u vlerësua lojtar kyç në mesfushë.