Valon Behrami është emëruar kapiten i Udineses, dhe për këtë ndihet shumë krenar, megjithatë shton se me këtë i shtohet edhe përgjegjësia.
Ai ishte kapiten i Udineses në humbjen e sotme në udhëtim te Fiorentina, 1-0, transmeton Koha.net.
“Është gjithmonë nder dhe kënaqësi që të kthehem në Firencë. Ky është një stadium i mrekullueshëm dhe kam kujtime të bukura këtu”, ka deklaruar Behrami për DAZN.
Ai thotë se shiriti i kapitenit i është për shkak se flet disa gjuhë.
“E konsideroj shiritin e kapitenit tek Udinese si përgjegjësi shtesë. Flas shumë gjuhë, prandaj mundohem të jem ndërmjetësues në dhomën e zhveshjes, dhe ndihmoj njerëzit të kuptojnë njëri – tjetrin. Mendoj se kjo është njëra nga arsyet se pse kanë vendosur të më bëjnë kapiten”, ka deklaruar ai.