Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Trepçës e vlerëson të merituar Kupën

Trajneri i Trepçës, Lyubomir Minchev, është shprehur i lumtur me fitimin e Kupës së Kosovës në basketboll. Trepça të dielën në finale fitoi ndaj Bashkimit.

Trajneri i mitrovicasve ka përgëzuar lojtarët për angazhimin në finale.

“Natyrisht jam i lumtur, çdo trajner është i lumtur kur fiton trofe. Fillimisht dua të falënderoj menaxhmentin e klubit, lojtarët tanë dhe të gjithë ata që na kanë ndihmuar të krijojmë këtë ekip.

Jemi të lumtur pasi e kemi merituar këtë trofe dhe besoj se është sukses i merituar”, ka thënë bullgari Minchev.

“E kemi ditur që do të jetë e vështirë dhe e kemi ditur se duhet të luajmë fort për të arritur këtu. Nuk ka qenë e lehtë, por jam i lumtur që nuk jemi dorëzuar”, shtoi Minchev.