Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Tottenhamit i mahnitur me Vicarion

Postecoglou

Trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, ka mbetur i mahnitur me Guglielmo Vicarion, i cili është transferuar nga Empoli para disa javësh.

Portieri 26-vjeçar nënshkroi për Spursin kontratë pesëvjeçare.

Tottenhami shpenzoi 19 milionë euro për të.

Vicario pritet të jetë portier i parë i Tottenhamit, në vend të Hugo Llorisit që po e mendon kthimin në Francë.

“Është e rrugës të thuhet se Vicario është përshtatur shumë mirë me grupin. Ai është njeri i mirë dhe portier i jashtëzakonshëm. Për momentin kam shumë besim në të”, ka thënë trajneri i ri i Tottenhamit.

Vicario shkëlqeu tek Empoli në edicionin e kaluar, duke e mbajtur portën e paprekur në shtatë ndeshje nga 31 sa i zhvilloi në Serie A.

Artikuj të ngjashëm