“Vala” që solli Bernard Challandesin në krye të përfaqësueses së Kosovës solli edhe frymë më të favorshme për ekipin e vendit në futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Disa ndryshime, që shkojnë në përmirësim të situatës, ndodhën para se zvicerani me përvojë të merrte drejtimin e Kosovës, disa menjëherë pas ardhjes së tij, e ndryshime edhe më të mëdha priten në javët e muajt në vijim. Dhe këto ndryshime bëjnë që Challandes të ketë kushte dukshëm më të favorshme për punë se që kishte paraardhësi i tij, Albert Bunjaki.
"Pasardhësi im do ta ketë shumë më të lehtë se unë. Do të ketë ekip të gatshëm, stadium e shumë pak nga problemet e mia", pati thënë Bunjaki pas largimit nga përfaqësuesja.
Gjatë ciklit eliminator, Bunjaki nuk ka mundur të bënte shumë eksperimente në mungesë të ndeshjeve miqësore.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).