Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i ri i Polonisë mban Lewandowskin kapiten

Seleksionuesi i ri i Përfaqësueses së Polonisë, Jerzy Brzeczek, që është prezantuar të hënën, ka konfirmuar se kapiten i ekipit do të vazhdojë të jetë sulmuesi me ndikim Robert Lewandowski.

Ndërsa ka shtuar se do të inkuadrojë lojtarë të rinj te Përfaqësuesja e Polonisë, që u kritikua për paraqitje të dobëta në kampionatin botëror “Rusia 2018”, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Polonia ishte përfaqësuesja e parë nga Evropa që u eliminua në fazën e grupeve në Rusi. Për Poloninë ky ishte një dështim i madh, duke pasur parasysh se në “Euro 2016” arriti deri në çerekfinale.

Mbi të gjitha, kapiteni Lewandowski që vlerësohet ndër sulmuesit më të rrezikshëm në Evropë, nuk e shënoi asnjë gol. Polonia fazën e grupeve e mbylli me tri pikë, pasi mposhti Japoninë në ndeshjen e fundit pas humbjeve nga Senegali e Kolumbia në kuadër të Grupit H.

Kontrata e seleksionuesit të ri, Brzeczek skadon në fund të vitit të ardhshëm dhe automatikisht do të rinovohet nëse Polonia arrin të kualifikohet për “Euro 2020”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Polonisë.

Në konferencën e tij të parë si përzgjedhës, Brzeczek, ish-kapiten i Polonisë, ka thënë se i di problemet që ekipi i ka shfaqur në botërorin “Rusia 2018”, të cilat do t'i eliminojë me sukses. Ai beson se Polonia nën urdhrat e tij do të jetë ekip tërësisht i ndryshuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)