Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, ka thënë se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka fyer familjen e tij gjatë gjithë ndeshjes së luajtur të martën mbrëma.
Arsenali mposhti Porton me penallti dhe u kualifikua në çerekfinale të Championsit.
Ka pasur tensione në fund, ndërsa Conceicao e Arteta kishin një përplasje verbale.
“Gjatë ndeshjes Arteta u kthye nga banka jonë dhe ka fyer familjen time”, ka thënë Conceicao.
“Në fund kam këkruar vëmendjen e Artetas pasi personi që ka fyer nuk është më me ne”.