Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Kosta Rikës drejt shkarkimit

Përzgjedhësi i Kosta Rikës, Oscar Ramirez, do të shkarkohet pas eliminimit të kombëtares nga botërori në Rusi, konfirmoi presidenti i Federatës së Futbollit Rodolfo Vilalobos.

Ai tha se Ramirezit nuk do t’i ofrohet vazhdimi i kontratës pas humbjes nga Serbia dhe Brazili, si dhe barazimi me Zvicrën në Grupin E, transmeton KP.

"Nuk do t’i ofrohet kontrata e re. Pas takimit kundër Zvicrës ka biseduar i gjithë delegacioni ynë dhe tash është momenti të nisim procesin. Garantoj se Kosta Rika do të jetë në Katar 2022", tha Vilalobos në konferencën për media.

Ramirez që nga viti 2015 ishte në krye të kombëtares së Kosta Rikës.