Portugezi Carlos Queiroz ka marrë drejtimin e Përfaqësueses së Katarit. Queiroz të hënën është zyrtarizuar si selektor i Katarit, pasi ka firmosur kontratën me federatën e futbollit të këtij vendi.
Queiroz ka firmosur kontratë deri në vitin 2026 dhe gjatë kësaj periudhe do të tentojë ta kualifikojë ekipin për Botërorin që do të mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada. Ai në këtë post ka zëvendësuar spanjollin Felix Sanchez, i cili u largua pas Botërorit të mbajtur në Katar në fund të vitit të shkuar.
Në tri ndeshje të luajtura në fazën e grupeve, Katari regjistroi po aq humbje dhe u bë ekipi u parë që u eliminua nga Botërori. Në anën tjetër, Queiroz ishte në krye të Përfaqësueses së Iranit, që po ashtu u eliminua në fazën e grupeve.