Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka kërkuar falje për gjestet drejtuar zyrtarëve të Juventusit, edhe pse reagimi i tij ishte pas provokimeve të bëra në të.
Në konferencën për shtyp para duelit me Lazion, Conte i ka komentuar pamjet e shëmtuara që dolën më vonë nëpër media.
“Dua të flas vetëm për futboll gjatë konferencës për shtyp. Por, jam këtu për të kërkuar falje sepse reagova në mënyrë jo të mirë pasi u provokova. Mund të reagoja më ndryshe dhe do të ishte më pozitive”, tha Conte fillimisht.
Conte u kap në kamerë duke ua nxjerrë gishtin e mesëm drejtuesve të Juventusit që ishin në tribuna.
“Më vjen keq, por ky është mësim për në të ardhmen. Fyerjet dhe provokimet nuk duhet të jenë arsyetim, sepse nuk do të duhej të reagoja ashtu”, ka thënë Conte ndër të tjerash.